Flash

Meta ktheu ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, reagojnë artistët: Fituam betejën, por jo luftën

Lapsi.al 27 July 2018
Meta ktheu ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, reagojnë

Pas refuzimit të dekretimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar nga ana e Presidentit Ilir Meta, ka reaguar Aleanca për mbrojtjen e teatrit.

Në një reagim të tyre, artistët përgëzojnë vendimin e Presidentit duke e cilësuar si gardiani i Kushtetutës së Shqipërisë.

Gjithashtu, artistët theksojnë se u fitua beteja, por jo lufta. Sipas tyre ajo përfundon kur të vendoset restaurimi i godinës aktuale dhe jo shembja e tij dhe më pas shitja e pronës ku ndodhet godina aktuale e Teatrit Kombëtar.

"Përgëzojmë Presidentin Meta që i shërbeu kushtetutës si gardian i fundit i saj duke e kthyer prapa për shqyrtim në parlament ligjin e posaçëm që shemb Teatrin Kombëtar. Megjithatë beteja vijon. Fituam kohë me këtë ngjarje të fundit por beteja nuk është fituar deri sa ai ligj tërhiqet përfundimisht dhe ti hapet rruga e restaurimit kësaj godine historike." - shprehen artistët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI