Flash

Prokuroria ankimon lirimin e ish-drejtorit të rrugëve, Dashamir Xhikës

Lapsi.al 27 July 2018
Prokuroria ankimon lirimin e ish-drejtorit të rrugëve, Dashamir

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, për të liruar nga paraburgimi ish-kreun e Autoritetit të Rrugëve, Dashamir Xhika.

Për ish-zyrtarin, që akuzohet për abuzime me projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, Gjykata e Apelit e ndryshoi masën në arrest shtëpie me argumentin se nuk përbënte rrezikshmëri shoqërore.

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderat dhe punimet e nënkontraktorëve shkon në 37 milionë dollarë.

Prokuroria evidenton si shkelje të rëndë kryerjen e punimeve nga firmat e ndryshme, duke mos pasur më parë një burim financiar.

Po ashtu, Xhika akuzohet se ka shmangur edhe Bordin Drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas situatës së krijuar me rrëshqitjen e dherave në vitin 2014.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI