Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Shpërthim eksplozivi në banesën e Gazmir Dacit në Bathore, i burgosur për vrasje

Lapsi.al 27 July 2018
Shpërthim eksplozivi në banesën e Gazmir Dacit në Bathore, i

Tiranë, shpërthim me eksploziv në Bathore, në banesën e shtetasit Gazmir Daci. Raportohet se ka pësuar dëmtime vetëm në katin e parë të banesës, por nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që ka pasur shtetasi Gazmir Daci.

Gazmir Dacit është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e vëllezëve Kolaveri. Policia e Shtetit njofton: "Më datë 27.07.2018, rreth orës 01:36 në rrugën “Martin Cami”, në banesën e shtetasit Xh. D., ka ndodhur një shpërthim nga lëndë e dyshuar eksploziv, ku ka patur vetëm dëme materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. Më 30 korrik 2016 Gazmir Dacit i është bërë atentat me snajper brenda burgut të Vaqarrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI