Flash

Tekstet shkollore falas, si do të veprohet me shpëndarjen e tyre

Lapsi.al 27 July 2018
Tekstet shkollore falas, si do të veprohet me shpëndarjen e tyre

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka miratuar një udhëzim mbi mënyrën se si do të bëhet shpërndarja dhe përdorimi i teksteve shkollore falas për nxënsit e arsimit bazë.

Në fillim të çdo viti shkollor, nxënësit e klasave I-IV do të marrin në përdorim falas të gjitha tekstet shkollore dhe një pjesë të tyre do ta dorëzojnë sërish në fund të vitit shkollor. Tekstet do të konsiderohen pronë e njësive arsimore vendore dhe do të përdoren për tri vite shkollore. Kjo do të ulë kostot në buxhet për blerjen e këtyre librave.

Drejtorët e shkollave do të bëjnë porosinë tek shtëpia botuese dhe kjo e fundit duhet të dorëzojë librat të paktën 10 ditë para datës së fillimit të vitit shkollor. Për shpërndarjen dhe kthimin e teksteve, do të kujdeset Komisioni i Administrimit të Teksteve Shkollore, strukturë e cila ngrihet nga drejtori i shkollës.

Një javë përpara fillimit të shkollës, mësuesi kujdestar do të pajisë çdo nxënës me të gjithë tekstet.

Nxënësit do të duhet të shkruajnë dhe bëjnë shënime në libra vetëm me laps dhe mësuesit do të ngarkohet për të porositur nxënësit dhe për t’i kontrolluar ata në vazhdimësi.

Për këtë proces do të krijohet edhe një regjistër që pasqyron tekstet që ka pasur çdo nxënës dhe atje do të mbahet shënim marrja dhe dorëzimi i tyre.

Të këshilluara

E vërteta e takimit të fshehtë Rama-Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një dalje për mediat ka komentuar dhe thashethemet e dala së fundi në media se ka pasur një takim të fshehtë mes tij dhe Edi Ramës....

18:01

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI