Flash

Tjetër rast goditjeje nga rrufeja, shpëton mrekullisht bariu në Pukë

Lapsi.al 27 July 2018
Tjetër rast goditjeje nga rrufeja, shpëton mrekullisht bariu në

Një bari është goditur nga rrufeja në malin e Tërbunit në Pukë, por i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes.

47-vjeçari Kastriot Nikolli u transportua me urgjencë për në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga rrufetë janë goditur edhe dy persona të tjerë në dy javët e fundit, por nuk patën fatin e pukjanit.

Rrufeja e rënë më datë 17 korrik në fshatin Sukaj të Shkodrës i ka marrë jetën Leonika Lukës. Ajo po punonte tokën me dy persona të tjerë kur u godit nga rrufeja. Të tre u shoqëruan për në spital, por Leonika Luka nuk i mbijetoi goditjes.

Ndërsa një rast tjetër vdekjeje nga rrufeja ndodhi vetëm 4 ditë më parë. 22-vjeçari Xhuljano Koçiu nga Lazarati humbi jetën pasi u godit nga rrufeja. Ai po kulloste bagëtitë. I riu mbërriti i pajetë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Kordhocës.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

E vërteta e takimit të fshehtë Rama-Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një dalje për mediat ka komentuar dhe thashethemet e dala së fundi në media se ka pasur një takim të fshehtë mes tij dhe Edi Ramës....

18:01

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI