Flash

Tre persona të maskuar grabisin dhe dhunojnë 62-vjeçarin në shkodër, më pas përleshen me policinë

Lapsi.al 27 July 2018
Tre persona të maskuar grabisin dhe dhunojnë 62-vjeçarin

Grabitje me armë në Shkodër. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar për të grabitur shtetasin Agron Veseli, 62 vjeç.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”. Grabitësit pasi hynë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë 62 vjeçari.

Pas një njoftimi nga komshinjtë për 3 minuta policia ka mbërritur në vendngjarje. Pas një përleshjeje fizike me policinë njëri prej autorëve të dyshuar, Pëllumb Kolbuçaj u arrestua aty afër.

Policia ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë. 62 vjeçari që u sulmua duke tentuar ta grabisin ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup.

Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës. Autorët nuk patën kohë të grabisnin asgjë në shtëpi duke dështuar në misionin e tyre. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI