Flash

500 euro copa, prangoset shtetasi shqiptaro-maqedonas, do shiste armë në Elbasan

Lapsi.al 28 July 2018
500 euro copa, prangoset shtetasi shqiptaro-maqedonas, do shiste armë

Një shqiptaro-maqedonas është arrestuar nga efektivët e policisë pranë fshatit Urakë, në Prrenjas, pasi në bazë të informacioneve të siguruara nga blutë gjatë kontrollit në makinë atij i janë gjetur 2 armë zjarri të cilat dyshohet se do t’i shiste në Elbasan.

32-vjeçari Ylber Suma, lindur në Shkup e banues në Kosovë u arrestua pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra, dhe 5 fishekë.

Sipas informacioneve që zotëronte policia këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, 32-vjeçari i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për t’i shitur ato më pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa.

Të këshilluara

FOTO/ Si u duk eklipsi i Hënës nga Tirana

Zgjati rreth 2 orë eklipsi më i gjatë i “Hënës së përgjakur” për këtë shekull. Gjatë eklipsit total, sateliti natyror i Tokës u mbulua nga një hije e kuqe. ...

22:39

“Lufta” shtyhet për në shtator

Nga Astrit Patozi Ilir Meta bëri mirë që e ktheu ligjin për teatrin. Nuk po i futem arsyeve kushtetuese dhe juridike, por në finale, kjo qeveri ka nevojë që ...

21:32

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI