Flash

Akti i Metës dhe reagimi qesharak i Veliajt

Lapsi.al 28 July 2018
Akti i Metës dhe reagimi qesharak i Veliajt

Ilir Meta ka kryer këtë të premte një akt të denjë për postin që mban. Ai e ktheu në kuvend ligjin skandaloz për shembjen e teatrit, por më shumë sesa ky vendim politik, presidentit i bëjnë nder 9 argumentat që renditi për t’a përligjur zgjedhjen e tij.

Me një gjuhë të përkorë dhe me kujdesin për të qene “i qetë dhe i dashur me të gjithë”, Ilir Meta ka theksuar gjëra shumë të rënda. Të thjeshtëzuara për këdo që bezdiset nga fjalori i koklavitur juridik, ato mund të përmblidhen kështu:

•Marrëveshja okulte Edi Rama - Shkëlqim Demir Fusha për të ndërtuar kulla në mes të kryeqytetit shkel barazinë para ligjit dhe lirinë ekonomike. Pra, nëse kryeministri ka një truall për të nxjerrë në treg, ai nuk mund t’a bëjë këtë pa garë dhe tender.

•Shembja e Teatrit Kombëtar nuk respekton konventat për trashigiminë kulturore që ka nënshkruar Shqipëria dhe parimet e mbrojtjes së kësaj trashëgimie.

•Rrëmbimi i një trualli që i përket qytetarëve të Tiranës pa kaluar sipas ligjit në Këshillin Bashkiak, ku shumica i mungon socialistëve, është cënim i decentralizimit dhe legjislacionit për autonominë vendore.

Duke përmendur përkrah tyre dhe problemet që ky ligj special hap me marrëveshjet e nënshkruara me BE, si dhe me pronat e privatëve në zonën ku do të ngrihen grataçielat, presidenti bën ftesë për reflektim, aq më tepër që miratimi po bëhet në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo më tej: Argumentimi i plotë i Metës për kthimin e ligjit

Po t’i lexojë më kujdes, qoftë edhe një njeri që është neutral për çështjen e teatrit, e kupton se këtu ka vërtet diçka për të debatuar. Prandaj me siguri shumëkush ka pritur me kërshëri kundër argumentat e socialistëve për këtë arsyetim ligjor.

Po kë nxorri të përgjigjej Rilindja?

Natyrisht kryekllounin e saj, Erion Veliaj. Ishte njësoj si të dërgoje Gaz Pajën të të mbronte përpara komisionit vettingut.

Madje dhe më keq.

Mjafton të lexosh të plotë reagimin e kryebashkiakut, që të kuptosh se nuk ka asgjë të ndryshme nga mendësia e njeriut që për propagandë përdhos dhe ditën e vet të dasmës.

Asnjë fjalë për shkeljen e barazisë në biznes, asnjë fjalë për përçudnimin e autonomisë vendore, asnjë fjalë për shpërfilljen e marrëveshjeve ndërkombëtare, asnjë fjalë për trashëgiminë kulturore.

Në vend të tyre, një loghore e denjë për një njeri që është mësuar të flasë pa i drejtuar kush pyetje dhe që komunikimin publik e koncepton si shpërndarje kasetash të gatshme.

Të njëjtat fjalë për veprat e mëdha që ka bërë në Tiranë, të njëjtat sharje për kundërshtuesit e punëve të tij, të njëtat batuta shterp me ShQUP-in, Kamzën, Zogun e Zi etj.

Lexo më tej: Kundërpërgjigjja e Veliajt për kthimin e ligjit 

Mjafton edhe ky ballafaqim i thjeshtë mes argumentave ligjorë dhe injorancës rrezatuese të atij që u përgjigj, për të kuptuar se nga cila anë qëndron e drejta për temën aq shumë të debatuar të teatrit.

Por ky episod i fundit, fatkeqësisht tregoi më tepër sesa kaq.

Përmes cekësisë dhe banalitetit të Veliajt, që foli këtë herë në emër të socialistëve, nuk është e vështirë të kuptosh se deri në c’pikë ka degraduar Rilindja. Po, po, deri në pikën që i jep mundësinë Ilir Metës, që të duket si burrë shteti.

©Lapsi.al

Kthimi i ligjit për Teatrin/ Pse Veliaj sulmoi presidentin

Të këshilluara

A duhen përçmuar aktorët që e drodhën?

Ka një përçmim kolektiv kundër atyre aktorëve që dolën dikur në mbrojtje të godinës së teatrit, në përkujtim të kolegëve të tyre që nuk janë më, në favor të int...

14:43

Rusi 2018, topi që zbuti botën

Filozofi dhe satiristi i shekullit të shtatëmbëdhjetë, Jean de La Bruyère, dikur thoshte se: “Corneille i portretizon burrat ashtu siç ata duhet të jenë, Racine...

12:46

Largojeni dorën e Erdoganit nga Shqipëria

Javën e shkuar, gazetarët e gazetës dikur më të madhe të Turqisë, ZAMAN, u dënuan me 8 deri në 10 vjet burg si anëtarë të një organizate terroriste të armatosur...

12:41

Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

Kam folur me shumë miq të mij që janë ndjerë të shkurajuar, ditët e fundit, teksa shihnin si shiteshin njëri pas tjetrit  disa nga korifejtë e skenës sonë të te...

14:57

Pse Europa po mbizotëron Kupën e Botës?

Për trajnerin dhe ish-futbollistin uruguajan Oskar Tabarez, kjo nuk mund që quhet as edhe një histori. “Mos më pyet për diçka që është e vetëkuptueshme. Unë men...

23:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI