Flash

Autostrada për Pejë, një shesh e park në Prishtinë marrin emrin e Adem Demaçi

Lapsi.al 28 July 2018
Autostrada për Pejë, një shesh e park në Prishtinë

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas ceremonisë mortore të Adem Demaçit, ka bërë të ditur se ka marrë propozim – vendim për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe emërtimin e parkut të Qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.

“Sot, pas ceremonisë mortore, në nderim të Adem Demaçit, kam marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e austostradës Prishtinë - Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi””, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI