Flash

Basha 'kërcënon' Ramën për Teatrin: Minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv

Lapsi.al 28 July 2018
Basha 'kërcënon' Ramën për Teatrin: Minat dhe

Pasi presidenti Ilir Meta e riktheu ligjin për shembjen e godinës sërish në Kuvend, vjen një reagim nga Lulzim Basha.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Basha sulmon Ramën, ndërsa shton se ai për qëllim vetëm ndërtimin e kullave. Ai vazhdon me paralajmërimin e tij se kullave do tu vendosen minave. Kryetari i PD ka treguar përmes një video se si sipas tij do te vidhet prona e Teatrit dhe prona publike për t’u ndërtuar kulla.

“Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë. Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës. Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!” – shkruan Basha.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI