Flash

FOTO/ Jahti gjigant dhe luksoz ankoron në Sarandë, autobote për ta furnizuar me karburant

Lapsi.al 28 July 2018
FOTO/ Jahti gjigant dhe luksoz ankoron në Sarandë, autobote për

Një jaht i quajtur Sailing Yacht A, ndër më të mëdhenjtë në botë është është ankoruar në portin e Sarandës.

Teksa zbarkon në territorin tonë, ndërsa nuk dihet se kush udhëton me te. Burimet thanë se jahti do furnizohet me 850.000 litra nafte.

Ndërkohë, sipas dëshmive një numër i madh autobotesh qëndrojnë në anë të rrugës në Sarandë, ndërsa presin që të furnizojmë mjetin e lundrimit me karburant.

Përshtypje për vizitën e jahtit në Sarandë i ka bërë edhe kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit përmes një postimi në Intagram ka publikuar edhe video ku shfaqet jahti.

Jahti lundrues është prodhuar në vitin 2017 dhe ka një gjatësi prej afro 143 metër, ndërsa vlera e tij është 500 milionë dollarë.

Po ashtu thuhet se jahti është 91 metër i lartë. Sakaq, nuk dihet nëse vizitorët do të qëndrojnë në Sarandë, apo do të vijojnë udhëtimin e tyre përmes detit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI