Flash

Jahti luksoz në Sarandë, pronë e oligakut rus (FOTO)

Lapsi.al 28 July 2018
Jahti luksoz në Sarandë, pronë e oligakut rus (FOTO)

Saranda mirëpriti sot atë që konsiderohet si jahti më i madh në botë, ‘Sailing Yacht A’. Nuk dihet se kush ka qenë brenda këtij jahti dhe nëse vizitorët do të qëndrojnë në Sarandë, por nga verifikimet në internet rezulton se ky mjet lundrues është në pronësi të Andrey Melnichenko, një prej miliarderëve rusë më të mëdhenj.

Melnichenko figuron si njeriu i shtatë më i pasur në Rusi, me 16.2 miliardë dollarë. Ndërsa prestigjozja ‘Forbes’ e rendit në vendin e 88-të në botë. Ai është aksioneri kryesor në një kompani të produkteve të fertilizimit, si dhe në shumë biznese të tjera. Në Rusi konsiderohet si një nga filantropët më të mëdhenj. Jahti i tij luksos që mbërriti në Sarandë do të furnizohej me rreth 850 mijë litra nafte.

Një numër i madh autobotesh qëndronin në radhë për furnizimin e mjetit lundrues. ‘Sailing Yacht A’ është prodhuar në vitin 2017 dhe ka një gjatësi prej afro 143 metër, ndërsa vlera e tij është 500 milionë dollarë. Po ashtu thuhet se jahti është 91 metër i lartë.  Ankorimi i tij në Sarandë tërhoqi vëmendjen e pushuesve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI