Flash

Kthimi i ligjit për Teatrin/ Veliaj nuk i ndahet Metës: Do presim këto 40 ditë, në shtator rivotohet

Lapsi.al 28 July 2018
Kthimi i ligjit për Teatrin/ Veliaj nuk i ndahet Metës: Do presim

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka komentuar sërish sot kthimin e ligjit nga Presidenti Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Veliaj u shpreh se ligji do të rivotohet sërish në shtator.

“Do të presim me durim këto 40 ditë, teksa Parlamenti të mblidhet sërish për të kaluar Teatrin e ri. Por, gjithmonë pyetja që i bëj vetes është: këta që kundërshtojnë çdo gjë, a nuk ishin po këtu që thoshin mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun? A është sot parku më i frekuentuar? Kryebashkiaku i shprehu mirënjohjen gjithë komunitetit të artistëve, të cilët mbështetën projektin për t’i dhënë shoqërisë dhe qytetit një godinë të re, të denjë për të funksionuar si Teatër Kombëtar. Unë besoj se shumica dërrmuese, jo vetëm e aktorëve dhe e tiranasve, por shumica dërrmuese e qytetarëve nga Kamza, nga Shkodra, që panë atë karikaturë të djeshme, duan që në fakt Kamza të bëhet si Tirana dhe jo Tirana si Kamza; duan që Shkodra të bëhet si Tirana dhe jo anasjelltas. Ndaj, besoj se Tirana nuk ka nevojë të marrë leksione nga ata që janë të mbytur në ujë dhe nga ata që janë të mbytur në plehra. Tirana ka nevojë që të vazhdojë të bëjë ato punë të mira që ka bërë. Të vazhdojë me progresin, me energji pozitive dhe optimizëm. Ne vërtet po humbasim 40 ditë kohë, por ama do ta rikuperojmë edhe kohën e humbur. Në një qytet që ka humbur vite të tëra, çdo ditë është e çmuar dhe për këtë kemi keqardhje, por ama do ta rikuperojmë me shumë guxim. Dua të falënderoj të gjithë ata që duan që Tirana të ecë përpara dhe t’ju premtoj që për sa më përket mua, dhe gjithë miqve tanë, kolegëve, do të punojmë fort që Tirana të vazhdojë në drejtimin e duhur”, - tha Veliaj.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI