Flash

PD zotohet njësoj si Rama dikur në opozitë: Do të anulojmë të gjitha koncensionet

Lapsi.al 28 July 2018
PD zotohet njësoj si Rama dikur në opozitë: Do të

Partia Demokratike ka thënë sot se kur të vijë në pushtet do të anulojë koncensionin e check up-it dhe cdo koncension tjetër dhe se paratë e grabitura do t'ua kthejë qytetarëve. Deklaratat i bëri deputetja Albana Vokshi. 

“Rama erdhi me premtimin e shëndetësisë falas. Check up-i dështoi dhe analizat të pasakta. Vilma Nushi paguhet edhe nese nuk behet check up. Vilma nushi është klientja e sponsorizuesja e Ramës. Por vetëm 26% e perfituesve kanë kryer check up. Në tri vite Vilma Nushi është paguar 6.4 milionë euro për mbi 4 mijë analiza të pakryera. Komisioni i check-up ka dështuar. Dështimi i Ramës për këtë sistem është skandaloz. Dështimin e këtij komisioni e ka konfirmuar edhe KLSH që ka kërkuar të bëhet sërish kontrata. Rama ka urdhëruar që të mos bëhet koncesioni. PD ka një mendim; koncesioni duhet të anulohet”, tha Vokshi. 

Njësoj si PD sot, përbetohej edhe Edi Rama kur ishte në opozitë. Asokohe ai dhe zyrtarë të tjerë të PS-së deklaronin se do të zhbënin koncensionet e dhëna nga Berisha. Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por përkundrazi Rama dha më shumë koncensione që në mandatin e tij të parë. 

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI