Flash

Rama dhe Basha nxjerrin EMRAT/ Kush është “koka e oktapodit të korrupsionit”?

Lapsi.al 28 July 2018
Rama dhe Basha nxjerrin EMRAT/ Kush është “koka e oktapodit

Procesi i Vetingut mbetet në fokus të politikës në këtë fund korriku. Rënia njëri pas tjetrit e disa emrave të njohur në radhët e larta të sistemit të drejtësisë, por edhe konfirmimi i disa të tjerëve kanë shkaktuar jo pak reagime. Akuzave të opozitës, kryeministri Rama zgjodhi tu përgjigjej me një koment të shkurtër në rrjetet sociale.

“Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi? Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun, njësoj si gjithë qytetarët, e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje?#HumbësaPaPikëDinjiteti?” – shkruan Rama duke akuzuar opozitën.

Kreu i kësaj PD-së, Lulzim Basha nuk e vonoi përgjigjen, por sipas tij “koka e oktapodit të korrupsionit” janë kryeministri, ministrat dhe krerët e bashkive që nuk ndëshkohen.

“Edi Rama është Koka e Oktapodit të Drejtësisë që mbron dhe nuk ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin. Për të mbrojtur Tahirin, Xhafën, Roshin, Frrokun, Dakon, Sejdinin, Ahmetajn dhe Gjiknurin me shokë, Edi Rama kapi Prokurorin e Përgjithshëm dhe zhduku Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Tani Edi Rama po mbron nga vetingu gjyqtarët e korruptuar si Toska, Dvorani dhe Faqolli, si shpërblim për dosjet që mbyllën dhe si kapar për dosjet që duhen mbyllur. Sa herë PD denoncon me fakte konfirmimin në detyrë në kundërshtim me ligjin e Vettingut të shërbëtorit të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, Edi Rama, reagon me akuza të dala boje kundër opozitës.

Vettingu i kontrolluar politikisht prej Ramës, ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre. Ndaj atij i ka rënë maska dhe tregohet botërisht me gisht si njeriu që mbron korrupsionin në drejtësi, për të mbrojtur interesat e veta dhe të krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris” – shkruan Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI