Flash

A do të përfshihesh në politikë? Si përgjigjet djali i Mehmet Shehut

Lapsi.al 30 July 2018
A do të përfshihesh në politikë? Si përgjigjet djali i

Shkrimtari Bashkim Shehu i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në Neës 24 me gazetaren Eni Vasili u shpreh se nuk e ka menduar ndonjëherë të përfshihet në politikë dhe se as ka pasur ndonjë kërkesë për këtë.

Eni Vasili: A keni menduar të përfshiheni në politikë?

Bashkim Shehu: Jo

Eni Vasili: A ju kanë bërë kërkesë?

Bashkim Shehu: Jo

Eni Vasili: Çfarë mendoni për politikanët në Shqipëri?

Bashkim Shehu: Mendoj atë që mendoj për politikanët në botë. Ka të mirë dhe më pak të mirë. Nuk mund të them që janë të gjithë të korruptuar edhe pse ka korrupsion.

Eni Vasili: A janë populistë politikanët shqiptarë?

Bashkim Shehu: Nuk i kam ndjekur, po me aq sa di kam përshtypjen se “Po”.

Ai ka treguar historinë e jetës së tij që lidhet sa me “Bllokun” në kryeqytet aq edhe me kohën që ka kaluar në burg.

“Liria si koncept i të drejtave të njeriut. Liria e brendshme në raport me veten tënde. Do thoja që në atë kohë nuk ekzistonte asnjë liri përveç asaj të brendshmes, me veten tënde. Liria është kjo që ke brenda vetes dhe mund të jetë e rrezikshme.

Liria e brendshme është e vetmja që ekziston në një sistem totalitar. Dhe kam pasur më shumë në burg se sa në Bllok. Në burg mendon më kthjellët nga bisedat që bëja me bashkëvuajtësit e mi. Duke gjykuar nga burgu më bënte të kuptoja më mirë.

Censura në burg ishte më e pakët se censura jashtë. Në burg kontrolli ishte, por ishin më pak të sofistikuar gardianët se ata jashtë. Në burg nuk hynte në mjetet specifike të shkruarit e letërsisë".

Shehu tregoi për kampet e internimit dhe duke krahasuar atë të Burrelit me atë të Tepelenës u shpreh se kushtet në këtë të fundit ishin më të këqija.

“Kampi i Tepelenës ka qenë më keq se kampi i Burrelit. Atje mortaliteti infantil ka qenë shumë i lartë. Ka një tendencë për të fshehur çfarë ndodhte atje dhe është për të ardhur keq. Sa i përket harresës mund të jenë ata njerëz që janë përgjegjës politikë.

Gardianët të cilët nuk besoj se janë gjallë, nuk besoj se duan të fshehin krimet e tyre. Kjo është pjesë e një mohimi të krimeve dhe kushteve të rënda që ka pasur Tepelena. Është një fenomen më i përgjithshëm për t’u mohuar”, - u shpreh Shehu.

Të këshilluara

Nis java më e nxehtë e verës

Prej kësaj të hëne ka filluar java më e nxehtë që nga fillimi i verës së këtij viti. Sinoptikanët thonë se presioni i lartë do të çojë në dominim të kohës me di...

21:24

(FOTO) "Turizmi në jug bie në pikiatë"

Sipas Sali Berishës, turizmi në jug ka rënë në pikiatë. Berisha kujton postimin e Edi Ramës dy ditë më parë, kur në Sarandë erdhi jahti më i madh në botë, nd...

20:24

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI