Flash

“Po shkojmë për peshk”/ Si u zbuluan 3 italianët dhe shqiptari me 5 kuintalë marijuanë (FOTO)

Lapsi.al 30 July 2018
“Po shkojmë për peshk”/ Si u zbuluan 3 italianët dhe

Mediat italiane kanë publikuar të shëna të reja nga operacioni i kapjes së 500 kg marijuanë mbrëmjen e së dielës në Lecce. Në pranga u vunë 3 italianë dhe një shqiptar. droga ishte fshehur në brendësi të një gomoneje 6 m të gjatë që po tërhiqej nga makinë tip "Mitsubishi".

Një automjet tip "Fiat" po i shoqëronte brenda të cilit udhëtonin dy vëllezërit italianë Cristian dhe Michele Cito, 29 dhe 38 vjeç dhe shqiptari 32-vjeçar Arsen Xhaferri. Shqiptari ishte me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm në shtetin italian.

Ata kanë shkaktuar dyshime te një patrullë policie lokale e cila u ka kërkuar të ndalonin. Vëllezërit italianë dhej shqiptari që udhëtonin në “Fiat” kanë tentuar të largohen duke u futur në një rrugë kundravajtje, por janë bllokuar nga policia.

Të ndaluarit i thanë policisë së “po shkonin për peshk”, por kjo nuk i ka bindur hetuesit. Forcat e policisë kanë kontrolluar imtësisht skafin në brendësi të të cilit u gjetën 502 kg marijuanë. Në makinë “Fiat” u gjet një armë zjarri model rus, "Tokarev", me një fishek brenda.

Sipas medieve italiane, shqiptari kishte mbërritur në Itali me gomonen e cila ishte nisur nga Shqipëria. Mësohet se ai po lëvizte bashkë me tre italianë në një vend të sigurt ku do të fshihej droga. Nëse hidhej në treg ajo do të kapte 600 mijë euro. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

(FOTO) "Turizmi në jug bie në pikiatë"

Sipas Sali Berishës, turizmi në jug ka rënë në pikiatë. Berisha kujton postimin e Edi Ramës dy ditë më parë, kur në Sarandë erdhi jahti më i madh në botë, nd...

20:24

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI