Flash

Rama për Hajdaragën: Burrë i paqtë dhe i arsyeshëm, nuk prishte qejf me asnjë

Lapsi.al 30 July 2018
Rama për Hajdaragën: Burrë i paqtë dhe i arsyeshëm, nuk

Kryeministri, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Në një postim në fb, Rama shkruan: "I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim Luan Hajdaraga; burrë i paqtë e i arsyeshëm që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë. U prehtë në paqe".

Ish-deputeti e nënkryetar i Partisë Socialiste ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare.

Në maj të 2018 Qeveria miratoi një vendim për akordimin e fondit prej 1.9 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore për zotin Hajdaraga.

Fondi mbulonte transportin jashtë vendit për ish-ministrin i cili kishte pësuar ishemi cerebrale. Hajdaraga ishte dërguar për mjekim në Turqi por më pas u kthye.

Me gjithë trajtimet disa-mujore, ai u kthye në Shqipëri ku ndërroi jetë këtë të hënë (30 korrik) në urgjencën e QSUT-së.

Të këshilluara

Rritet çmimi i ujit në këto 5 qytete

Pas rritjes në Tiranë, Durrës dhe Korçë, Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për rritjen e tarifave të ujit edhe në 5 qytete të tjerë. Janë shoqëritë e...

16:39

Shqipëria në alarm nga sëmundja e zgjebes

Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë...

16:08

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI