Flash

A do të kandidosh për kryetar të PS? Veliaj i dredhon pyetjes, thur lavde për Ramën

Lapsi.al 31 July 2018
A do të kandidosh për kryetar të PS? Veliaj i dredhon pyetjes,

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj i ka bishtnuar një pyetjeje të drejtpërdrejtë gjatë intervistës në TCH në emisionin “Pushime on Top” nëse ka si synim që një ditë të drejtojë selinë rozë ku tani “mbretëron” Edi Rama. A do të jetë ai një ditë pasardhësi i Edi Ramës? Veliaj thotë se shefi i tij “e qan këtë punë”.

“Së pari unë nuk e kam këtë ambicie. Jam komplet i përfshirë nga Tirana. Kemi një kryeministër që po e qan këtë punë. Pa diskutim që Edi Rama do të hyjë në histori si Kryeministri më i mirë që Shqipëria ka pasur që nga shpallja e pavarësisë, nëse shikojmë sa gjurmë ka lënë.

Kur më pyet dikush se cila është puna më e vështirë i them: 100 km rrugë s’është e vështirë të bëhen, por mendjen si e ndryshon. Edi do vlerësohet patjetër për këto Lungomaret dhe infrastrukturën, por mbi të gjitha si ka ndryshuar mentalitetin.

Si kemi mësuar të paguajmë taksa, të paguajmë energjinë elektrike, të mos vjedhim ujin, të mos vjedhim hapësirën publike, të mos ndërtojmë pa leje. Fakti që ka ndryshuar mentalitetin do t’i japë Edi Ramës një vend shumë të rëndësishëm në histori”, - tha Veliaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI