Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Biri i Mehmet Shehut: “Nuk ka pasur një plan Katovica të Gorbaçovit në Shqipëri

Lapsi.al 31 July 2018
Biri i Mehmet Shehut: “Nuk ka pasur një plan Katovica të

Riciklimi i ish komunistëve mes elitës së shoqërisë së sotme dhe ngritja e familjarëve të  tyre në nivele të larat të politikës, nuk ka të bëjë me ndonjë konspracion. As me ndonjë plan të përpiluar qartë gjatë fundit të diktarurës. Ky është së paku mendimi i Bashkim Shehut, shkrimtar, i burgosur politik dhe biri i ish nr dy të regjimit të shkuar. Sipas tij fenomeni i riciklimit të ish komunistëve nuk ka të bëjë me ndonjë kopmplot, por thjeshtë me mentalitetin që la pas ajo kohë.

Ky fenomen “nuk mund të shpjegohet me teori konspirative, sikur paska qenë një mbledhje e fshehtë e drejtuar nga Gorbaçovi dhe ka përcaktuar çdo gjë, ndaj gjërat shkojnë keq në Shqipëri. Asnjë historian serioz nuk flet për këtë gjë. Nuk ka pasur një mbledhje në Katovicë, madje Gorbaçovi as mund t’i afrohej Katovicës në atë periudhë. Në asnjë vend nuk është bërë një mbledhje e tillë, sepse nuk ka qenë qëllimi i Gorbaçovit që të ruajë privilegjet e ish-komunistëve në vendet e tjera, aq më pak në Shqipëri që nuk ka qenë në sferën e tij. Po të klikosh në “google” Katovicë dhe Gorbaçov, gjen materiale vetëm në shqip. Është teori konspirative që lidhet me paranojën totalitare, mentalitet i trashëguar nga ajo kohë” ka thënë ai në një intervistë me gazetaren Eni Vasili.

Sipas tij e shkuara komuniste nuk ka ndikuar në riciklimin e fëmijëve t ëish byroistëve në politikë, po më shumë “e  shkuara komuniste ndikon në radhë të parë në mentalitet, në kulturën politike, në të parin bardhë e zi të gjërave, në mungesën e tolerancës, e prirjes për të bërë kompromis, dialog” .

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI