Flash

Mafia e pronave, paditen në Prokurori 6 zyrtarë të Hipotekës Tiranë

Lapsi.al 31 July 2018
Mafia e pronave, paditen në Prokurori 6 zyrtarë të Hipotekës

KLSH kallëzon në prokurori ish regjistruesin, tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

Sipas KLSH "kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 290 873 m2, ndryshime zëri kadastral nga rrugë, përrenj në truall për sipërfaqe 7090 m2,, regjistrim pasuri shtetërore(të privatizuar) pa arkëtuar qira trualli me dëm ekonomik vlerë 11,580 mijë lekë, pa dokumentacionin ligjor, mos kufizime prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Tiranë për sipërfaqe 24100 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës 70, 4 milion lekë, të ardhura këto të munguara për buxhetin nga mos pagesa e taksës së regjistrimit për ambientet e përbashkëta

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për L.B ish regjistrues, B.C,B.H dhe R.M ish përgjegjës sektori dhe B.S e S.SH me detyrë specialist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

Të këshilluara

Vrasjet mafioze trondisin Beogradin

Vrasja e një avokati të njohur ishte likuidimi i 19-të në formë mafioze në Serbi. Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë...

15:16

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI