Flash

Rama flet për herë të parë për Teatrin Kombëtar: Pse e kemi shmangur garën

Lapsi.al 31 July 2018
Rama flet për herë të parë për Teatrin Kombëtar:

Pasi ka qëndruar në heshtje për çështjen e Teatrit Kombëtar edhe pas kthimit të ligjit nga Presidenti, Ilir Meta, Edi Rama ka vendosur të flasë.

“Ky është një diskutim që unë e kam zhvilluar para 20 vjetësh dhe ka 20 vjet që ka mbetur pezull. Këtu nuk ka asgjë të re për të zbuluar. Ne nuk kemi asnjë luks dhe asnjë mundësi që të ruajmë një ngrehinë të tillë që nuk ka asnjë vlerë, në asnjë kontekst të trashëgimisë kulturore botërore dhe ta mbajmë aty si një ngrehinë të vdekur”- tha Rama.

I ftuar në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Rama është shfaqur në mbrojtje të projektit edhe pse opozita thotë se ai po bëhet pa garë.

“Çfarë gare, kur aty është një tokë private, që kërkon ta shfrytëzojë. Aty është një sipërfaqe e pashfrytëzueshme, parking me makina të vjetra. Privati do të ndërtojë, ndërsa ne fitojmë Teatrin e ri. Çfarë gare do të bësh kur je i kondicionuar nga fakti që do të përfshish në këtë zhvillim prona që i zotëron dikush që ka emër dhe mbiemër. Ligjet e veçanta për investime të mëdha janë rutinë në vende të tjera. Ky është një investim i madh dhe nga ky investim i madh, shteti në të njëjtin vend ku ka teatrin do të marrë një teatër që do të jetë për publikun…”,

I pyetur për PPP-të për të cilat janë shtuar zërat se janë afera të dyshimta.

“Ku qëndron problemi i PPP? E përdor Gjermania dhe pse jo ne. Nuk janë gogol”, - tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI