Flash

Rama tregon çfarë përgjigje i jep mesazheve në celular, por kujdes me telefonatat…

Lapsi.al 31 July 2018
Rama tregon çfarë përgjigje i jep mesazheve në celular,

Gjatë një aktiviteti në ambjentet e kryeministrisë, ku folën qytetarë që kanë marrë zgjidhje nga platforma e bashkëqeverisjes, Edi Rama tregoi përgjigjen që i jep mesazheve që vijnë në celularin e tij për ankesat që kanë njerëz të ndryshëm.

Mesazhi është i shkurtër dhe vjen përherë i njëjti, sipas Ramës.

“Një fjalë me një pikë në mes. S’ka pikë në fund: Shqiperiaqeduam.al I çoj, aty ku është për t’i çuar. Aty ku duhet,- tha Rama, duke vazhduar, - Se edhe unë po të merrem me mesazhin çfarë do bëj? Do pyes. Nuk funksionon zyra e marrëdhenieve me shtypin në kryeministri për ankesat. E kemi provuar për 4 vjet, nuk funksionon shteti me telefonata”.

Në fakt, qytetarët që kanë një hall dhe i shkruajnë kryeministrit duhet të kenë parasysh se “Shqiperiaqeduam.al” nuk është përgjigjia që do të marrin gjithmonë. Disa javë më parë, një prej këtyre qytetarëve që dërgoi mesazh në celularin e Ramës, mori në këmbim një telefonatë. I nervozuar Rama lëshoi një të sharë të padëgjuar më parë nga një kryeministër. Prandaj kur dërgoni mesazhe në celularin e kryeministrit, kini kujdes: Mos e hapni celularin, nëse ai ju telefonon!

Më poshtë telefonata e regjistruar e Ramës me një qytetar:

https://www.youtube.com/watch?v=_Ia1FBf6vqo&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI