Flash

Të udhëtosh këtë periudhë pothuajse e pamundur, çmimet e biletave në stratosferë

Lapsi.al 31 July 2018
Të udhëtosh këtë periudhë pothuajse e pamundur,

Sezoni i verës ka dy fishuar çmimet e biletave të fluturimeve, duke qenë një barrë e shtuar për të gjithë qytetarët që preferojnë të kalojnë pushimet jashtë atdheut. Kjo rritje çmimi ka ndikuar drejtpërdrejt edhe tek paketat turistike, apo dhe në lëvizjen individuale drejt destinacioneve të ndryshme të Europës apo më gjerë. Përfaqësues të Agjencive Turistike në vend pohojnë se çmimi i biletave të avionit është dyfishuar gjatë ditëve të fundit, me afrimin e pikut të sezonit turistik.

''Ka një rritje të ndjeshme të biletave dhe kjo ka ndikuar tek paketat.'' pohon Eleni Rustaj, përfaqësuese e një Agjencie Turistike.

Megjithatë qytetarët shqiptarë preferojnë gjithnjë e më shumë të pushojnë jashtë vendit, ndërsa tredi i udhëtimeve po shkon drejt atij rrugor me makina, dhe kjo për shkak të çmimit të lartë të biletave të fluturimeve.

''Destinacioni më i preferuara rendit Greqinë në vend të parë e ndjekur nga Turqia. Qytetarët preferojnë dhe lëvizjen me autobus'' pohon ajo.

Por ka nga ata qytetarë që pushimet verore i kanë planifikuar shumë herët, e kjo I ka ndihmuar edhe për të përfituar paketa turistike me çmime më të favorshme.

'‘Paketat fillojnë nga 430 euro'' thotë Rustaj.

Edhe tregu i fluturimeve me destinacion Italianë, i cili ka mbajtur gjithmonë çmime të ulëta, tani ka arritur me mbi 100 euro më tepër për biletë.

http://www.intv.al/te-udhetosh-jashte-vendit-cmenden-cmimet-e-biletave-te-fluturimeve-dhe-paketave-turistike-video-67173

Të këshilluara

Pse është i kripur uji i oqeaneve?

Një nga ndryshimet kryesore që vërehet duke qëndruar në oqean, ndryshe nga hapësirat e tjera ujore, është sasia e dallueshme e kripës në ujë. Oqeanet dhe det...

22:04

Si të shmangni pasojat e qëndrimit ulur

Puna që kërkon të qëndroni ulur për një kohë të gjatë jo vetëm që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ashtit bishtor të prapanicës, por edhe rri...

16:40

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI