Flash

Promovohet si Prokurore e Tiranës prokurorja e çështjes "Tahiri" Elizabeta Ymeraj

Lapsi.al 1 August 2018
Promovohet si Prokurore e Tiranës prokurorja e çështjes

Elizabeta Ymeraj u caktua përkohësisht si Prokurore e Tiranës. Vendimi është marrë nga Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku pas shkarkimit nga detyra të Dritan Rreshkës, që nuk arriti të kalojë vetingun.

Elizabeta Ymeraj ka pasur në duar një sërë çështjesh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por dosja më e nxjehtë është ajo e çështjes "Tahiri". Ymeraj është përballur me deputetët socialistë në Këshillin e Mandateve kur kërkoi heqjen e mandatit të deputetit Tahiri për arrestimin e tij.

Prokurorja pati një përballje të fortë me socialistët dhe promovimi i saj në detyrë vjen si një lëvizje e papritur. Elizabeta Ymeraj ende nuk e ka kaluar vetingun.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI