Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Bllokohen mbi 6 ton mish i ngrirë në Korçë, mungesë e kushteve higjeno-sanitare në ambientet e tregtimit

Lapsi.al 2 August 2018
Bllokohen mbi 6 ton mish i ngrirë në Korçë, mungesë e

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Korçë 6 ton e 323 kg mish të ngrirë për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryhej aktiviteti,  por sidomos për shkak se subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare të mishit, certifikimin e produktit  dhe elementin e gjurmueshmërisë (faturën tatimore).

"Gjatë kontrollit në subjektin e shtetases, Mirela  Dvorani me Nipt K74304001Q u konstatua mungesë të kushteve higjeno-sanitare në ambientet e tregtimit. Gjithashtu në dhomat frigoriferike u konstatuan disa produkte “mish i ngrirë” (1100kg stomak pule, 3432kg dhjam derri, 1316kg tremiks koke, 100kg dhjam viçi, 350kg këmbë viçi, 25kg kokë qingji) që ishin të paketuara por pa asnjë të dhënë etiketimi, si dhe pa dokumentacion shoqërues: faturë tatimore dhe certifikatë veterinare të cilat u bllokuan me destinacion asgjësimin" - informon AKU.

Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit u morën masat administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI