Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Në Shqipëri kafshët theren gabim, ekspertët tregojnë arsyet

Lapsi.al 2 August 2018
Në Shqipëri kafshët theren gabim, ekspertët tregojnë

Ekziston një rregullore që përcakton teknologjinë e therjes së kafshëve që shiten për mish, por që në mase të madhe ajo nuk respektohet.

Ekspertët thonë se kafshët që çohen pranë thertoreve të licencuara nuk mund të theren menjëherë. Por çfarë ndodh në të vërtetë?

“Mbasi e çojmë mishin në thertore ka raste që në ditë të zakonshme ne e marrim brenda ditës. E çon në mëngjes dhe e merr në orën pesë të darkës”,- thotë një shitës mishi.

Ekspertet e ushqimit tregojnë se therja në momentin kur kafsha ndodhet në stres apo në trupin e saj ndodhi reaksione kimike të rrezikshme nëse mishi konsumohet nga njerëzit. Eksperti i teknologjisë ushqimorë, Abdyl Sinani shpjegon arsyet.

“Për rastin e lopëve dhe bagëtive në tërësi, ato duhet të pushojnë për të rimarrë atë energji që ato kanë humbur gjatë kohës që kanë ecur. Kjo energji është adenozinë trifosfataza që kanë brenda organizmit e cila kur harxhohet kthehet në difosfatazë.

Po arriti që kjo është harxhuar, gjatë therjes nëse nuk ka pushuar nuk ka energji të fortë për të bërë gjakderdhjen e plotë.

Po nuk u bë gjakderdhja e plotë krijohen mijëra mikroorganizma të cilat kthehen në sëmundje e baktereve që janë dhe patogjene”,- shprehet Abdyl Sinani Ekspert i Teknologjisë Ushqimore.

Po çfarë sjell kjo për konsumatorin?

“Një baktere çfarë do lloji që të jetë bëhet patogjene po e mori organizmi, punë e parë janë këto sëmundjet e përgjithshme: debolesë, diarreja. Pastaj kemi shkatërrime më të thella të organizmit të njeriut”,- thotë Sinani./TCH/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI