Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Qeveria maqedonase reagon pas thirrjeve anti-shqiptare para Presidentit Ivanov

Lapsi.al 2 August 2018
Qeveria maqedonase reagon pas thirrjeve anti-shqiptare para Presidentit Ivanov

Një pjesë e të pranishmëve përcollën ceremoninë e vendosjes së luleve në Meçkin Kamen në Krushevë me thirrjet anti-shqiptare “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” . Incidenti ndodhi para Presidentit, Gjorge Ivanov.

Thirrjet antishqiptare dhe raciste u dënuan nga qeveria maqedonase.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë i dënon thirrjet për urrejtje dhe dhunë, që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente t’i hetojnë këto dukuri dhe të marrin masa adekuate. Ilindeni është ditë për bashkim dhe jo ndarje”, thuhet në reagimin e Qeverisë maqedonase.

“Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”, thirrje anti-shqiptare në Maqedoni. I pranishëm edhe presidenti Ivanov 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI