Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Vrasja e të riut shqiptar në Itali, familjarët: I bënë atentat sepse mbrojti një vajzë

Lapsi.al 2 August 2018
Vrasja e të riut shqiptar në Itali, familjarët: I bënë

Të afërmit e Viktorjan Picakut, të riut 24-vjeçar që u ekzekutua me armë mbrëmjen e së mërkurës në Bari të Italisë, dyshojnë se pas kësaj ngjarjeje të rëndë fshihet një italian. Për tvklan, ata rrëfejnë se pak ditë më parë, Viktorjani kishte ndërhyrë për të mbrojtur një vajzë, e cila po dhunohej nga një italian.

Familjarët thonë se 24-vjeçari ishte gjendur aty rastësisht dhe kishte ndërhyrë për të shpëtuar të renë.

Por kjo, gjithnjë sipas familjarëve të viktimës, duket se nuk është pranuar nga italiani, i cili mbrëmjen e së mërkurës mori hak ndaj të riut, duke i marrë atij jetën.

Të afërmit e 24-vjeçarit thonë gjithashtu se kanë mësuar se një prej autorëve është vetëdorëzuar në polici, ndërsa tjetri është ende në kërkim.

Dy ishin personat që e qëlluan me dy plumba të riun me origjinë nga Mirdita. Ngjarja ndodhi në një shesh të mbushur me njerëz, përfshirë edhe fëmijë, në Corato të Barit.

Ata e qëlluan Viktorjan Picakun në kraharor dhe kokë, duke i marrë jetën.

Siç raportojnë edhe mediat italiane, në mesin e pistave të hetimit nga autoritetet atje, është edhe ajo e xhelozisë.

“Viktori nuk rezulton person me precedentë penalë dhe punonte në arë. Karabinierët e Trani, që po drejtojnë hetimet, nuk përjashtojnë asnjë pistë, megjithatë kryesorja është ajo e vrasjes për shkak të një vajze”, shkruan media lokale Coratoviva.it.

Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë, ndërsa gjatë natës janë marrë në pyetje disa persona, përfshirë miq e familjarë të viktimës./tv klan

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI