Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë" kërkohen hetime për ekstremistët maqedonas

Lapsi.al 3 August 2018
"Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë" kërkohen hetime

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Krushevë Në Maqedoni gjatë një ceremonie ku u dëgjuan thirrjet raciste antishqiptare.

Në një deklarate pwr mediat Ministra e Jashtme i dënon këto thirrje, dhe shton se janë të nxitura. Nga ndjenja nacionaliste ekstreme.

DEKLARATA E PLOTË

MEPJ shpreh keqardhjen dhe dënon gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare të hedhura dje gjatë ceremonise së festimit të kryengritjes së Ilindenit në Meçkin Kamen në Krushevë.

Besojmë se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme dhe shpresojmë që incidente të tilla që ndjellin urrejtje ndëretnike të mbeten të izoluara. MEPJ i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë nxitësit e dhunës dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë.

https://www.facebook.com/naum.ilieski/videos/10212796090723857/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI