Flash

Dëshmia nga i burgosuri politik për amerikanët: Shokët m'i varrosën për së gjalli në kanal në Vloçisht, i pashë me sytë e mi…

Lapsi.al 6 August 2018
Dëshmia nga i burgosuri politik për amerikanët: Shokët

“Disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë për punë aktualisht varroseshin të gjallë në kanal, midis këtyre ishin Prifti Josif Mihali, Kryetari i Kishës unite (katolike) në Korçë, N/Koloneli Sulejman Vuçiterni, një hoxhë i quajtur Qazim Melçani, n/Kolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj Luli, Ali Elezi dhe të tjerë…”

Në një raport të Qeverisë amerikanë të vitit 1955 dërguar në OKB, mbi punën e detyrueshme në Shqipëri dhe kushtet e tmerrshme në kampet burgje të asaj periudhe, jepen veç të tjerash edhe shumë dëshmi të forta të njerëzve që kishin mundur të arratiseshin nga këto kampe dhe kishin mundur të dilnin jashtë Shqipërisë.

Ndër ta ishte edhe Skënder Dumja i cituar në këtë raport si më poshtë:

“Midis dekllarimeve të kategoris parë reth Kolonive penale është ajo e dhënë nga Skënder Dumja, i cili kaloj pesë vjet në këto kampe para ikjes së tij për Greqi në Prill 1951.

Simbas Dumes (2) deri n’atë datë kishte 10 burgje politike në Shqipëri në të cilat nja 10.000 njerëz jetonin në Konditat më tmeronjëse. Torturat e tyre dhe trajtimi çnjerëzor ishin përshkruar si të pa-besushme.

Vetë Dumja shërbeu në dy kolonitë penale: në “Kampin e Vdekjes” të katundit Vloçisht afër Korçës, ku nga 1.200 persona, kryesisht njerës të ligjit, doktorë, studentë, ish oficera të naltë, ish nënpunës, klerikë katolikë e Myslimanë dhe tregëtarë, dhe në kampin e Bedenit në Kavajë.

Të burgosurit në kampin e parë punonin në projektin e reklamuar të Maliqit, ndërsa ata të tjerët punonin kanalin kullues Peqin-Kavajë.

Në “Kampin e vdekjes” në Vloçisht të burgosurit zgjoheshin n’ora 3,30 dhe fillonin punën në Kanal n’ora 6,00, këtheheshin në kamp n’ora 8 pas dite.

Disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë për punë aktualisht varoseshin të gjallë në kanal, midis këtyre ishin Prifti Josif Mihali, Kryetari i Kishës unite (katolike) në Korçë, N/Koloneli Sulejman Vuçiterni, një hoxhë i quajtur Qazim Melçani, n/Kolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj Luli, Ali Elezi dhe të tjerë. Për arsye të një thyerje rregulli, një student u lidh nga roja i burgut në një kollonë dhe u la aty për 72 orë…”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI