Flash

Ekspertët: Nga nesër temperaturat në rritje, rreziku i zjarreve ...

Lapsi.al 6 August 2018
Ekspertët: Nga nesër temperaturat në rritje, rreziku i zjarreve

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se duke filluar nga dita e nesërme, në territorin e Shqipërisë rriten shanset për të rënë zjarr.

Moti nga ana tjetër pritet që nesër të shënojë temperatura maksimale deri në 35 gradë celcius, ndërsa situata pritet që të “përshkallëzojë” të mërkurën, ku Shqipërinë do e kapë një valë ekstreme të nxehti.

ZJARRET NË PYJE

Nesër pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 21 / 34 °C, në vendet e ulëta: 20 / 35 °C, në vendet malore: 15 / 30 °C.

ERA

Nesër era pritet të fryjë e lehtë. Në mesditë në zonat bregdetare pritet erë e lehtë deri mesatare.

Të këshilluara

Si t'i shpëtosh vapës në Tiranë (FOTO)

Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe vendin tonë gjatë ditës së sotme. Këto foto të ofruara nga LSA tregojnë qytetarë të ndryshëm që freskohen edhe në vende publ...

17:04

Policia ndëshkon me gjoba 7 800 shoferë

Mbi 7.800 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë fundjavës për shkelje të Kodit Rrugor, veçanërisht për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit,...

14:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI