Flash

Elbasan/ 10 të helmuar shtrohen në urgjencë, spitali kalon në gatishmëri për raste të tjera

Lapsi.al 6 August 2018
Elbasan/ 10 të helmuar shtrohen në urgjencë, spitali kalon

10 persona janë shtruar në urgjencën e Qendrës Spitalore Elbasan pasi janë helmuar nga ushqimi. Personat e paraqitur me shqetësime serioze për shëndetin pretendojnë se kanë qenë në dasmë mbrëmjen e të dielës në një nga lokalet e njohura të qytetit të Elbasanit.

Ata janë paraqitur njëri pas tjetrit gjatë ditës së sotme në urgjencë dhe tre prej tyre sipas burimeve spitalore paraqiten në gjendje të rënduar.

Qendra Spitalore e Elbasanit ka kaluar në gatishmëri për përballimin me sukses të situatës së krijuar pasi parashikohet që fluksi i personave të helmuar nga ushqimi të rritet.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI