Flash

Policia bën 'namin', 670 gjoba vetëm në fundjavë në Durrës, prangosen 17 persona

Lapsi.al 6 August 2018
Policia bën 'namin', 670 gjoba vetëm në fundjavë

Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 persona. 5 prej tyre drejtonin makinën nën ndikimin e alkoolit dhe 12 të tjerë duke drejtuat motorçikletat pa leje drejtimi.

Policia e qytetit bregdetar njofton se janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi. Janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë ndëshkuar 162 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar. Janë ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve. “Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë  rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar cdo shkak që shërben si burim aksidenti.

Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Durrësit.

Të këshilluara

Po peshkonte, humb jetën burri në Erzen

Një person ka humbur jetën teksa po peshkonte në ujërat e lumit Erzen në Shijak. Mësohet se viktima ka qenë duke peshkuar me kosh të lidhur me energjinë elek...

19:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI