Flash

Porositi vrasjen e gruas, shkodrani kundërshton dënimin e përjetshëm me burg

Lapsi.al 6 August 2018
Porositi vrasjen e gruas, shkodrani kundërshton dënimin e

Sadedin Sula këmbëngul se është i pafajshëm dhe se dënimi i përjetshëm i shkallës së parë është i pabazuar në prova. Me këtë argument, por edhe duke i treguar shkallës së dytë se kishte një jetë të lumtur me bashkëshorten Suela Sula, i pandehuri ka ankimuar vendimin në Apelin e Krimeve të Rënda.

Prokuroria e dërgoi në gjyq Sadedin Sulen si ekzekutor të gruas, por në mes të procesit, prokuroria ndryshoi qëndrim duke e modifikuar akuzën nga ekzekutor ai u gjykua si nxitës në krim.

Tashmë si vrasës i Suela Sules akuzohet Fatjon Kurmneshta. Të dy burrat u hetuan veç e veç dhe kjo situatë vendos në pozitë të vështirë akuzën. Ndërsa procesi për Fatjon Kurmneshten nuk ka nisur ende, në vendimin ku u dënua Sadedin Sula, ai konsiderohet si vrasësi i Suela Sulës edhe pse për këtë gjë nuk ka një vendim fajësie për të.

Ky moment konsiderohet nga mbrojtja si shkelje proceduriale. Në ankimim thuhet më tej se Sadedin Sula është dënuar jo me prova, por me indicie dhe se gjykata ka mbajtur qëndrim të dyfishtë për sa kohë vlerëson një audio regjistrim të viktimës dhe jo të të akuzuarit që ka sjellë gjithashtu filmime e foto, të cilat sipas tij, tregojnë një histori të lumtur bashkëshortore.

Por nga përmbajtja e vendimit të shkallës së parë kuptohet se ky verdikt fajësie bazohet mbi konfliktet e çiftit disa muaj para vrasjes së gruas.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI