Flash

Pushuesit në Sarandë ankohen për çmimet e kripura

Lapsi.al 6 August 2018
Pushuesit në Sarandë ankohen për çmimet e kripura

Qytetit bregdetar të Sarandës nuk i kanë munguar as këtë vit turistët e huaj dhe pushuesit e huaj të cilët e kanë zgjedhur për të shijuar peisazhin mbresëlënës dhe ujin e kthjellët të Jonit. Por natyra e bukur nuk ka mundur të zbehë problemet në shërbrim, çmimet e kripura dhe mungesën e kushteve.

Pushuesit thonë se shërbimi nga ana e biznesve që operojnë përgjatë bregdetit lë për të dëshiruar.

Turist: "E kanë më shumë mendjen tek përfitimi sesa tek respekti, pritja e klientit."

Të tjerë ankohen për mungesën e ujit dhe higjenës por edhe ndotjen akustike.

Turist: "Duhet të ketë pastërti dhe nuk ka banjo publike."

Edhe Sarandës ashtu si edhe Durrësit i kanë munguar turistët nga Kosova, të cilët këtë verë e kanë frekuentuar më pak Shqipërinë.

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave për muajin qershor numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është rreth 496 000 dhe krahasur me qershorin e një viti më parë ky numër është rritur me 13.3%. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018 ndër vendet që kanë hyrjet me të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 26.4%./ora news

Të këshilluara

Merr flakë një makinë në LLogara (FOTO)

Një automjet ka marrë flakë në Llogara. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë e...

15:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI