Flash

Rritet fluksi i kosovarëve në pikën kufitare të Morinës

Lapsi.al 6 August 2018
Rritet fluksi i kosovarëve në pikën kufitare të Morinës

Në Doganën e Morinës vazhdon të rritet fluksi i kosovarëve që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë. Por autoritetet policore thonë se këtë vit, është rritur ndjeshëm edhe numri i shqiptarëve që pushojnë në Kosovë. Ndërkohë, pushuesit e Kosovës kanë tkurrur kohën e qëndrimit në det krahasuar me vitet e mëparshme.

Fillimi i gushtit i ka kaluar limitet e lëvizshmërisë në Doganën e Morinit në Kukës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifrat ditore rezultojnë me një rritje prej 13 % ose 4110 udhëtarë më shumë në ditë. Të shtunën e të djelën, numri i qytetarëve të Kosovës që kaluan Morinin drejt Shqipërisë arriti në 66030 persona, me më shumë se 21 mijë automjete.

Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është vënë re shtim i qytetarëve e Shqipërise që lëvizin drejt Kosovës. Ky fenomen thuajse po vendos shenjën e barazimit të fluksit në të dy anët e kufirit në hyrje dhe dalje. Policia kufitare e Shqipërisë dhe Kosovës ka punuar me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar e megjithatë karvani i automjeteve në të shumtën e rasteve kalon në thellësintë e tërritorit.

I njëjti fluks pritet edhe në ditët në vijim. Edhe pse bregdeti mbetet preferencë e qytetarëve të Kosovës, vit pas viti është tkurrur koha e qëndrimit, duke zbritur nga 10 ditë në dy tre ditë fundjave ose turizëm ditor.

Të këshilluara

Si t'i shpëtosh vapës në Tiranë (FOTO)

Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe vendin tonë gjatë ditës së sotme. Këto foto të ofruara nga LSA tregojnë qytetarë të ndryshëm që freskohen edhe në vende publ...

17:04

Policia ndëshkon me gjoba 7 800 shoferë

Mbi 7.800 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë fundjavës për shkelje të Kodit Rrugor, veçanërisht për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit,...

14:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI