Flash

Shpërthimi në Bologna/ Raportohen 2 të vdekur dhe 67 të plagosur (FOTO)

Lapsi.al 6 August 2018
Shpërthimi në Bologna/ Raportohen 2 të vdekur dhe 67 të

Një auto-cisternë ka shpërthyer në zonën Borgo Panigale, në Bolonja, Itali. Raportohet se dy persona humbën jetën ndërsa, 67 të tjerë janë plagosur, 14 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve të para shkaku i shpërthimit ka qenë një aksident rrugor i kamionit çisternë që transportonte lëndë djegëse me disa makina të tjera.

Pamjet e transmetuara shfaqnin forcat zjarrfikëse duke luftuar me flakët dhe një re e dendur tymi të zi që dilte nga skeleti i kamionit dhe makinave të përfshira nga flakët në një parking pranë autostradës. Shtëllungat e tymit të shkaktuara nga zjarri janë të dukshme në të gjithë qytetin e Bolonjës.

Nga shpërthimi i fuqishëm është shembur ura dhe autostrada A14 në kryqëzimin midis Bolonjës dhe Casalecchio di Reno është mbyllur. Ndërkohë autoritetet italiane janë në gjendje emergjence.

Të këshilluara

Merr flakë një makinë në LLogara (FOTO)

Një automjet ka marrë flakë në Llogara. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë e...

15:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI