Flash

U vetëvra me armën e burrit, detaje të tjera nga vdekja e gruas së policit në Durrës

Lapsi.al 6 August 2018
U vetëvra me armën e burrit, detaje të tjera nga vdekja e gruas

Dalin në dritë të tjera detaje lidhur me vdekjen e 47-vjeçares në Durrës, e vetëvrarë me armë zjarri në banesën e saj.

Merita Hajdari, bashkëshorte e efektivit të policisë Sherif Hajdari, sipas burimeve të Balkanweb, thuhet se përpara vetëvrasjes ka patur një debat me bashkëshortin. Të afërmit kanë dëgjuar çiftin teksa debatonin me njëri-tjetrin për disa minuta. Pasi u morën në pyetje në polici, ata dëshmuan se kishin dëgjuar nga jashtë banese sherrin mes çiftit, ndërsa shtojnë se kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.

“Dëgjuam që çiftit po zihej dhe po bërtisnin. Por nuk ishin brenda në shtëpi në atë moment. Kur hymë brenda në shtëpi, Merita kishte vdekur dhe ishte pa shenja jete. Por nuk pamë se çfarë ndodhi”, mësohet të jenë shprehur të afërmit e viktimës.

Fill pas ngjarjes që ndodhi sot rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit bregdetar, efektivi i policisë së Durrësit u thirr në komisariat, ku u mor në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë ekspertiza ka konkluduar se arma e përdorur është e bashkëshortit të saj, Sherif  Hajdari me detyrë efektiv policie në Durrës. Grupi hetimor, sakaq është duke hetuar për motivet e zënkës mes çiftit, duke e përqendruar çështjen tek dy pista; atë të vrasjes por edhe të vetëvrasjes./bw

Të këshilluara

Si t'i shpëtosh vapës në Tiranë (FOTO)

Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe vendin tonë gjatë ditës së sotme. Këto foto të ofruara nga LSA tregojnë qytetarë të ndryshëm që freskohen edhe në vende publ...

17:04

Policia ndëshkon me gjoba 7 800 shoferë

Mbi 7.800 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë fundjavës për shkelje të Kodit Rrugor, veçanërisht për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit,...

14:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI