Flash

Baza e NATO-s në Kuçovë shqetëson Rusinë

Lapsi.al 7 August 2018
Baza e NATO-s në Kuçovë shqetëson Rusinë

Moska është shqetësuar me shpalljen e forcimin e pozitës së NATO-s në Ballkan, ku si moment kulmor është marrja e bazës ajrore të Kuçovës, për ta shndërruar në bazë të saj rajonale. Se situata ishte serioze për Kremlinin, e konfirmon dhe një shkrim në Sputnik këtë të martë.

“Ushtria perëndimore në kufi”, është titulli i shkrimit, ku analisti ushtarak rus Sergei Jermakovi i referohet rastit të Kuçovës, ndërtimit pra aty të bazës ajrore rajonale, pse jo më të rëndësishmen për NATO-n.

“Në samitin e fundit, vendet e NATO-s ranë dakord të rrisin potencialin ushtarak. Pastaj ranë dakord për forcimin e komponentit ushtarak në kufijtë jugorë të NATO-s. Ballkani në këtë drejtim luan një rol shumë të rëndësishëm, sepse ajo i jep qasje të NATO-s në të gjitha sfidat e saj të mëdha – nga Rusia në Afrikën e Veriut, dhe në të gjithë rajonin e Detit Mesdhe dhe atij të Zi”, thotë Jermakovi.

Udhëheqja ruse gjithnjë e më shumë kërcënon të reagojë ndaj zgjerimit eventual të NATO-s, ndërsa në pritje janë Maqedonia, Bosnja, Gjeorgjia dhe Ukraina. Ndaj dhe kryeministri Sergei Medvedev reagoi së fundi duke thënë se Rusia nuk do të qëndrojë këmbëkryq.

“Tani nuk ka dy blloqe që janë në konflikt të drejtpërdrejtë, siç ishte gjatë Paktit të Varshavës dhe NATO-s. Megjithatë, NATO jo vetëm vazhdon të ekzistojë, por po zgjerohet. Ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj. Është plotësisht e qartë se aftësitë e tyre ushtarake, përfshirë dhe aspektin bërthamor, janë të drejtuara kundër Rusisë. Është ky për fat të keq një fakt. Nuk mund të mos na shqetësojë unaza rreth vendit tonë që sa vjen e ngushtohet me rritjen e numrit të vendeve që hyjnë në NATO”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI