Flash

BBC: Ja përse dështoi CIA dhe shërbimi sekret britanik MI6 në Shqipërinë e Enver Hoxhës

Lapsi.al 7 August 2018
BBC: Ja përse dështoi CIA dhe shërbimi sekret britanik MI6

Në vitet ’50, CIA amerikane dhe shërbimi sekret britanik, MI6, kishin tentuar që të rrëzonin regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Përpjekjet e tyre përfunduan në një katastrofë. Sipas BBC, më shumë se 300 agjentë përfunduan të vdekur pasi u kapën nga Sigurimi shqiptar. Për vite me radhë është thënë se fajtor për këtë është Kim Filbi, agjenti britanik që spiunonte për sovjetikët.

Por historiani Steve Long, që po bën një libër për këto ngjarje, thotë për BBC se panorama është më e komplikuar se kaq, raporton Mapo.

Sipas tij, shkak i dështimit ka qenë mosbashkëpunimi efektiv mes britanikëve dhe amerikanëve.

“Është e vërtetë se Sigurimi në këtë kohë ishte shumë efektiv, duke sunduar përmes terrorit dhe besimit tek popullsia. Britanikët e nënvlerësuan këtë. Ata mësuan që ta marrin regjimin komunist më seriozisht”.

Sipas tij, “angazhimi i amerikanëve me gjysmë zemre ishte kundërproduktiv” pasi e forcoi akoma më shumë regjimin komunist.

“Këta njerëz u ekspozuan dhe u rrethuan lehtësisht nga regjimi komunist”.

I pyetur se ku bazohet për librin e tij, Long thotë: “Për fat të keq arkivat shqiptare nuk janë të hapura, ka vetëm disa dëshmi. Më shumë jam bazuar tek arkivat amerikane. Janë shumë të rëndësishme pasi dëshmojnë shumë për marrëdhëniet e CIA-s me MI6 në Londër. Ato ilustrojnë antagonizimin mes Uashingtonit dhe Londrës”.

“Amerikanët kishin dyshime ndaj britanikëve. Sipas tyre, britanikët po punonin pas shpine kundër amerikanëve, po tentonin të bënin marrëveshje sekrete me grekët, italianët, me regjimin e Titos. Amerikanët kishin disa arsye për të dyshuar”.

“Britanikët nga ana tjetër druheshin se amerikanët mund të shkonin shumë larg. Kishin frikë se amerikanët mund të provokonin një revolucion të parakohshëm në Shqipëri, duke sjellë reagimin e rusëve, çka do trazonte rajonin e Ballkanit. Amerikanët u frenuan nga britanikët. Shumë nga ata që u kapën, u burgosën dhe nuk e panë kurrë më dritën e ditës. I famshëm është gjyqi i Hamit Matjanit, guerilasi që ishte infiltruar disa herë. Regjimi i Hoxhës ishte i dëshpëruar për ta kapur. Dhe kur u kap, ai u vra publikisht me varje” thotë Long.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI