Flash

Berisha flet për çështjen e kufijve: Tregti e pastër, zhbërje e Kosovës

Lapsi.al 7 August 2018
Berisha flet për çështjen e kufijve: Tregti e pastër,

Sali Berisha e quan idenë për korrigjim të kufijve të Kosovës si një tregti të pastër dhe u bëri thirrje deputetëve të Kosovës, të që të mos lejonin të luhet me kufijtë e vendit të tyre.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Berisha i konsideroi “anti-shqiptare” tezat që dalin nga Prishtina për kufijtë, madje sipas tij janë zhbërje e Kosovës.

“Është tregti e pastër. Tezat që dalin në Prishtinë thonë që më mirë të marrim Preshevën se ta humbasim dhe Preshevën dhe Mitrovicën. A ka gjë më anti-shqiptare se kjo? 

Pazari është nja dy fshatra në Medvegjë. Presheva është një territor 261 km, një pjesë e dashur shqiptare, me rol të madh në historinë kombëtare. Presheva mund të mbetet nëse shqiptarët ndjekin një politikë si duhet.

Kam dhimbje të madhe, të marr haptas një pozicion të tillë, se kam preferuar heshtjen dhe durimin. Në një rast të tillë nuk mund të hesht, por kam vetëm një thirrje për deputetët e Kosovës, të mos lejohet të luhet me kufijtë e vendit të tyre. Kjo është zhbërje e Kosovës,” - u shpreh Sali Berisha.

Të këshilluara

Baza e NATO-s në Kuçovë shqetëson Rusinë

Moska është shqetësuar me shpalljen e forcimin e pozitës së NATO-s në Ballkan, ku si moment kulmor është marrja e bazës ajrore të Kuçovës, për ta shndërruar në ...

19:18

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI