Flash

Berisha i kthen reston Thaçit: Po pastron fytyrën me mbetjet e Beogradit

Lapsi.al 7 August 2018
Berisha i kthen reston Thaçit: Po pastron fytyrën me mbetjet e

Përplasje e ashpër virtuale u zhvillua gjatë fundjavës ndërmjet ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit. Berisha u kyç ne debatin e nisur nga Thaçi për korrigjimin e kufijve, tha të mos preket tërësia territoriale e Kosovës dhe të mos bëhet tregti me Luginë të Preshevës. Pas kësaj Thaçi akuzoi Berishën për bashkëpunim me Bin Ladenin, Milloshevicin e Arkanin. Për këto akuza Berisha ka një përgjigjje.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha komentet e Thaçit i quan të mjera.

‘Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam’, i është përgjigjur ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi në një intervistë për RTV Dukagjinin.

Megjithatë Thaçi u shpreh i penduar për atë që kishte thënë në adresë të Berishës. Ai tha se nuk i është drejtuar Sali Berishës.

Si dhe ka theksuar se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje dhe as shkëmbim të territoreve.

Në tërë këtë situatë kur Hashim Thaçi po kundërshtohet nga kolegët e tij partiakë e opozitarë ai po kërkon referendum nga qytetarët e Kosovës për idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Gjatë javës së kaluar Thaçi ka mbajtur disa konferenca radhazi, fokusi i tyre ishte diskutimi për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI