Flash

Cisternë nafte në mes të jahteve në Sarandë (FOTO)

Lapsi.al 7 August 2018
Cisternë nafte në mes të jahteve në Sarandë (FOTO)

Saranda është shndërruar kohet e fundit në një stacion të rëndësishëm të jahteve luksoze që zgjedhin të vizitojnë bregdetin shqiptar. Gjithnjë e me tepër perla e jugut po vizitohet nga të huajt.

Mysafir ka qene edhe babai i Emirit të Katarit. Jahti pesë katesh qëndroi në port ndërsa ne ditët në vijim pritet që të vizitojë edhe rivierën shqiptare, duke bërë disa ndalesa.

Por në një kohe që mjetet lundruese luksoze kanë hyrë në ujërat shqiptare, duke sjelle shpresë për zhvillimin e turizmit elitar, pamja që shihet në port është trishtuese.

Në mes të jahtit të Babait të Emirit të Katarit qëndron çuditshëm një cisternë nafte. Pak ditë më parë anija është bërë edhe shkak për një incident, i cili nuk është bërë publik nga autoritetet. Pavarësisht se çisterna kishte kohë aty nuk është marrë ende asnjë masë për ta larguar, ndërkohë qe rreziku i ndotjes nga shkarkimi i naftës dhe vajrave është i madh. /Vizion+

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI