Flash

Denoncimi te Berisha: Kryetari i PS në Elbasan më rrëmbeu vajzën dhe ma çoi prostitutë

Lapsi.al 7 August 2018
Denoncimi te Berisha: Kryetari i PS në Elbasan më rrëmbeu

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetare dixhitale, ku ky i fundit denoncon kryetarin e PS në Elbasan, për lagjen ‘Visarion Xhuvani’ Durim Koçin. Sipas nënës nga Elbasani, Koçi i ka rrëmbyer vajzën, dhe bashkë me dy shoqet e saj ka përfunduar prostitutë në Gjermani.

Denoncuesja i shkruan Berishës se pavarësisht faktit që ka denoncuar këtë rast në polici, pasi vajza rezulton e zhdukur prej 8 muajsh, nuk i është dhënë asnjë përgjigje.

“Kryetari i PS ne Elbasan, trafikant prostitucioni! Lexoni letrën e një nene qe narkokryetari i ka e rrëmbyer vajzën. sb

Doktor ju përshëndes! Uroj të jeni mirë e të kaloni qetë pushimet familjarisht! Një nënë nga Elbasani me dha nje letër për ju. Letrën po jua dërgoj me foto, ndërsa teksti i saj është si më poshtë:

I Nderuar Zoti Berisha duke qenë se je zëri i fuqishëm doja të denoncoja DURIM KOÇIN, KRYETARI I PS-së për lagjen Visarion Xhuvani Elbasan. Unë që po ju shkruaj jam një nënë që prej 8 muajsh ky maskara ka marrë vajzën time bashkë me dy shoqet e saj për prostituta në Gjermani. Kam denoncuar dhe në Policinë e Elbasanit por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ju lutem Z. Berisha publikojeni këtë por anonim të lutem. Ky ka dhe një lokal i cili quhet ATLAS në të cilin shpërndahet drogë dhe aty kam parë shumë djem të cilët pinë hashash dhe shpërndajnë. Jam me shpresa që vajza ime të kthehet në shtëpi bashkë me shoqet e saj dhe ky bastard meriton burgun.” – shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI