Flash

Haradinaj kundër Thaçit: Vetëm lufta i ndryshon kufitjë e Kosovës

Lapsi.al 7 August 2018
Haradinaj kundër Thaçit: Vetëm lufta i ndryshon kufitjë e

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se lëvizja e kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë.

Sipas Haradinajt, çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke.

“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe është gabim,” - u shpreh Haradinaj në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.

“Këta kufij janë vendosur nga Ushtria Çlirimtarë e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, këta janë kufij lufte.” - shtoi ai.

Sipas Haradinajt, e vetmja temë që ka mbetur të diskutohet me Serbinë është vetëm njohja reciproke për të cilën ai thotë se e mbështet presidentin Hashim Thaçi.

“Kufijtë me i lëvizë i interesojnë vetëm (presidentit rus) Vladimir Putinit. Në kontinentin tonë, nuk ka tjetër kujt që i intereson”. 

“Ne nuk i takojmë hartës së tij. Ne i takojmë nja bote tjetër që e udhëheqë Amerika e ne nuk i përshtatemi lojërave e të tij, nuk i luajmë kufijtë”, u shpreh Haradinaj.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Ndarja e Kosovës/ A ka një pakt të fshehtë Thaçi – Vuçiç? 

Thaçit i del kundër edhe Kadri Veseli: Ndarja, jo temë dialogu! 

Ish-ambasadori shqiptar në OKB kundër ndarjes së Kosovës: Rrezikohet të krijohet një precedent i keq 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI