Flash

Helmimi i 39 personave në Elbasan, mbyllet lokali ku u zhvilluan 3 dasmat

Lapsi.al 7 August 2018
Helmimi i 39 personave në Elbasan, mbyllet lokali ku u zhvilluan 3 dasmat

Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit ka mbyllur lokalin "Laguna Blu" në Elbasan ku u helmuan 39 persona. Pas verifikimeve AKU ka konstatuar se lokali në pronësi të Manol Musajt kishte kushte të rënda higjeno-sanitare.

Personat e helmuar kanë qenë pjesë në tre dasma të ndryshme, të shtunën drekë e darkë, si dhe të dielën në darkë, në të njëjtin lokal. Verfikimi i AKU u bë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës pas marrjes së informacionit mbi helmimin e dasmorëve.

"Lokali rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues (gjurmueshmëri).  Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish viçi, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë  të Salmonelës," - raporton AKU.

Aktiviteti u bllokua deri në daljen e përgjigjes së analizave si edhe iu vendos masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë. Plot 39 persona janë paraqitur gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Elbasanit me simptomat e helmimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI