Flash

Ish-ambasadori shqiptar në OKB kundër ndarjes së Kosovës: Rrezikohet të krijohet një precedent i keq

Lapsi.al 7 August 2018
Ish-ambasadori shqiptar në OKB kundër ndarjes së Kosovës:

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka komentuar çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, ai tha se një marrëveshje e tillë për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, sjell shumë rreziqe.

Nesho theksoi se një zgjidhje e tillë rrezikon të krijojë një precedent të keq, pasi edhe vendet të tjera mund të kërkojnë të rinegociojnë probleme të tilla në Ballkan, “çka sjell rrezik të madh, duke rikthyer kapituj historikq që tanimë janë mbyllur”.

“Kur ne duam që territoret e shqiptarëve, që tashmë janë në Serbi t’i bashkohen Kosovës, atëherë e dimë që do të ketë edhe një lëshim nga ana tjetër. Ka disa rreziqe sa i takon propozimit të presidentit Thaçi. Nga njëra anë duket se kjo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë i shërben vetëm dy liderave.

Nga ana tjetër një korrigjim i tillë i territoreve sipas etnive do të bëjë që të krijohet një precedent i keq, pasi edhe vendet e tjera mund të kërkojnë shkëmbim territoresh. Dhe kjo do të bëjë që të hapet kutia e Pandorës, duke rrezikuar që të shkohet në një luftë botërore”, shprehet Nesho.

Ai tha se me këto debate hapet një problem që tashmë është mbyllur, pra Pavarësia e Kosovës.

“Ndryshime të tilla hedhin poshtë Kushtetutën e Kosovës. Përcaktimet janë të saktësuara qartë në dokument”, u shpreh Nesho.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI