Flash

"Korrigjimi i kufijve" paralajmërohen protesta në Kosovë kundër Thaçit

Lapsi.al 7 August 2018
"Korrigjimi i kufijve" paralajmërohen protesta në

Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, kanë thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka kredibilitet të flasë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, pasi i njëjti sipas tyre ka ndryshuar kufirin me Malin e Zi me ç’rast Kosova ka humbur territor.

Deputetja Haxhiu ka thënë se Thaçi duhet të ndalet që të mos vazhdojë dialogun me Serbinë dhe se sipas saj një gjë e tillë mund të bëhet përmes protestave.

“Hashim Thaçi nuk duhet ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi ai nuk ka mandat nga Kuvendi i Kosovës por as nga populli. Thaçi është figurë përçarëse. Prandaj duke parë situatën aktuale, ne besojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ketë mobilizim gjithëpopullor. Edhe për ta ndalur Thaçin por edhe për t’i ndalur dëmet po na vijnë nga ky person. Prandaj këtu nuk përjashtohen protesta as format tjera që mund t’i bëjmë brenda Kuvendit të Kosovës” tha deputetja Haxhiu.

Kurse deputetja tjetër Arbërie Nagavci, ka thënë se është e domosdoshme që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të krijohet qeveri e re.

“Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja. Kosova po ashtu ka nevojë për një president të ri që nuk frikësohet nga gjykatat dhe që bashkëndjen me qytetarët”, është shprehur ajo.(rel)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI