Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Ndarja e Kosovës/ A ka një pakt të fshehtë Thaçi- Vuçiç?

Lapsi.al 7 August 2018
Ndarja e Kosovës/ A ka një pakt të fshehtë Thaçi-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dalë sot në një konferencë shtypi për të folur për një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Ai është rezervuar të shpjegojë se çfarë parashikon me këtë zgjidhje por është mjaftuar të thotë se “kam menduar se një nga çështjet kyçe është zgjidhja e çështjes së Kosovës për të ardhmen e Serbisë dhe asnjëherë nuk premtoj zgjidhje të lehtë ose të thjeshtë e pa dhimbje, sepse një zgjidhje të tillë nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë”. Përmbledhtas Vuçiç ka theksuar se zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të sigurojë paqen afatgjate të serbëve dhe shqiptarëve, sigurinë e qytetarëve serbë, hapësirën për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik si dhe korrigjimin e pamjes demografike.

Lexo më tej:

Vëzhgimi/ Si po planifikohet ndarja e Kosovës?

Mehmet Kraja: Ndarja e Kosovës, si përdorim i kombit për pushtet Andi Bushati: Berisha në shtegun e Gjarprit

Pak a shumë për këtë të fundit ka folur disa ditë më parë edhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, i cili u bë i pari që përmendi idenë e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve. Ai edhe sot në një intervistë për tv Dukagjini ka thënë se në Bruksel, Kosova do të synojë të marrë Luginën e Preshevës pa dhënë asgjë në këmbim nga Veriu i Mitrovicës.

Pavarësisht këtyre deklaratave të Thaçit, që vështirë të merren seriozisht, ajo që bie në sy është tjetër gjë.

Presidentët e dy vendeve, pa u konsultuar pothuajse me askënd, kanë filluar në vendet e tyre respektive një fushatë që më shumë i ngjan një prove për testimin e opinionit. Nuk ka asgjë të pafajshme dhe aq më pak një rastësi që kjo provë po bëhet njëkohësisht në të dy vendet.

Madje edhe më interesante bëhet loja po të vëresh se edhe tema e zgjedhur ështe e njëjta. Vuçiçi flet për “korrigjimin e pamjes demografike” dhe për sakrificën që duhet bërë në emër të një të ardhmeje më të mirë për serbët, ndërsa Thaçi për një korrigjim që do të mundësonte bashkimin e Luginës së Preshevës me tokën amë.

Por, përtej këtyre deklaratave, duket sikur tashmë të dy liderët e akuzuar për makinacione dhe autoritarizëm në vendet e tyre, kanë përpara tryezave një hartë rruge të përcaktuar qartë, sikur ata e dinë se ku do të mbërrijnë dhe shqetësimi i tyre është vëtëm një: si do ia servirin opinioneve të tyre publike gjellën që po gatuajnë?

E këtu lindin pyetjet: mbi ç’baza kanë rënë dakord Thaçi dhe Vuçiç? Me kë i kanë konsultuar lojrat e tyre me harta? Kush u ka dhënë mandate për një gjë të tillë?

Këto pyetje bëhen edhe më të mprehta po të mendosh se edhe në Serbi ka pasur shumë skepticizëm, por sidomos në trojet shqiptare si rrallë herë janë unifikuar në të njëjtin qëndrim edhe opozita e Kosovës, edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë edhe PD e Berishës dhe Lulzim Bashës, edhe zëra publikë me qëndrime krejt të ndryshme nga njëri- tjetri. Pra deri më tani, me planin që ka bërë me Vuçiçin, Thaçi ka arritur të marrë vetëm mbështetjen e pjesshme të koalicionit qeverisës që ka krijuar vetë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI